Shoqëritë që janë të larguara prej fesë e kuptojnë atë në mënyrë të shtrembëruar, dhe popujt e tyre, ndërsa formohen, mbledhin informacionin e tyre për të prej burimeve krejtësisht të dyshimta. Për këtë arsye, nën maskën e fesë njerëzit përvetësojnë rituale, rregulla, të drejta dhe padrejtësi të ndryshme që ata mendojnë se u përshtaten atyre. Mirëpo, burimi kryesor i diturisë së saktë për fenë e vërtetë është Kur’ani, sepse ai është Fjala sublime e Allahut, Zotit tonë i Cili krijoi gjithësinë nga asgjëja dhe Ai i Cili ka dijeni për gjithçka.
Qëllimi i këtij libri është të shpjegoj se Kur’ani është Fjala e Allahut, udhëzim për njerëzimin që i drejtohet çdonjërit dhe se urdhërat e tij janë të zbatueshme për të gjitha kohërat. Prandaj ai duhet të jetë referimi më i rëndësishëm.
Një kuptim i saktë i Islamit dhe kuptim i drejtë i vargjeve të tij janë thelbësore për ata të cilët duan të udhëzohen prej tij. Në këtë kuptim, njëra prej detyrave më të rëndësishme për çdo Musliman i cili posedon mençuri, ndërgjegje dhe mendje të shëndoshë është t’ua përcjellë porosinë e tij gjithë njerëzve. Aug 04, 2006
|